ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë  34 minutes ago
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë 2 hours ago
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 2 hours ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 5 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nga mbjellës farash në armën që do të bënte kërdinë në luftë, historia e çuditshme e mitralozit të parë

albnews by albnews
4 July, 2022
in Bota
0
Nga mbjellës farash në armën që do të bënte kërdinë në luftë, historia e çuditshme e mitralozit të parë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në mesin e viteve ‘800 lufta, ishte shumë e ndryshme nga ajo që njohim sot. Ndërsa sot është e zakonshme që pistoletat të mbajnë rreth 17 fishekë, para Luftës Civile të SHBA-së, armatimi ishte shumë më pak i avancuar.

Pak para fillimit të kësaj lufte në vitin 1861, shumica e armëve të disponueshme për ushtarët në terren, ishin ose pistoleta ose pushkë që mund të mbanin vetëm një fishek, dhe që pas tështënës duhej të mbusheshin manualisht me barut dhe një plumb, përpara se arma të mund të shkrepte sërish.

RelatedPosts

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen

Por gjërat do të ndryshonin në nëntorin e vitit 1862. Shpikësi Riçard Getling mori një patentë për një lloj të ri arme, e cila do të ndryshonte në mënyrë drastike luftërat e ardhshme. I lindur në Manej Nek, Karolina e Veriut, më 12 shtator 1818, Getling nisi ta ndihmonte që kur ishte adoleshent babain e tij në përmirësimin e mjeteve dhe makinerive që përdornin për të vjelurpambukun.

Në vitin 1844, Riçard mori patentën e tij të parë për një lloj të ri mbjellësi të farërave. Mëvonë Getling vazhdoi ta përmirësonte mbjellësin e tij të farave, dhe të shpikte një mori llojesh të tjera pajisjesh bujqësore. Në vitin 1850, pasi vuajti nga sëmundja e lisë, zhvilloi një interes të përkohshëm për mjekësinë.

Por me afrimin e viteve 1860 dhe betejat e para të Luftës Civile, Getling u frymëzua pasi pa tmerret e luftës. Pasi vuri re se më shumë ushtarë vdiqën nga sëmundja sesa nga plumbat, Getling u rikthye të kaluarës së tij për të vënë në zbatim një ide, që ai shpresonte se në fund do të kursente nevojën për pasjen e një ushtrie të madhe.

Duke e përshtatur idenë e tij origjinale të mbjellësit automatik të farave, Getling krijoi një pajisje me 6 deri në 10 tyta pushke të fiksuara rreth një rrethoreje. Mbi armën e re të Getlingishte vendosur një pajisje si një hinkë e cila fuste plumba në secilën prej tytës së pushkëvendërsa ato rrotulloheshin.

Duke shfrytëzuar gravitetin, plumbat gjuheshin automatikisht, dhe gëzhojat bosh binin përtokë. Arma e Getling mund të qëllonte deri në 350 fishekë në një minutë. Madje në testet e para, thuhet se ajo qëlloi edhe me 1000 fishekë në një minutë. Ndërkohë një ushtar i këmbësorisë, mund të qëllonte në rastin më të mirë me 2-3 fishekë në minutë.

Pasi u përball me probleme të ndryshme si bllokimet e shpeshta, dhe kishte nevojë për një staf prej 4 ushtarësh për ta përdorur armën e madhe në fushën e betejës, Riçard Getling mori patentën e kësaj arme në nëntorin e vitit 1862.

Edhe pse do të kishte një përdorim të kufizuar në Luftën Civile, për shkak se ishte relativisht e paprovuar në betejë, prania e saj në luftërat e ardhshme do të ishte gjithnjë e më e spikatur. Por qëllimi i tij fillestar, pra që arma të reduktonte në mënyrë drastike nevojën për ushtri, nuk u realizua asnjëherë plotësisht.

Në vitin 1877, Getling i shkroi një letër një miku , kur ndër të tjera i thoshte:”Më shkoi mendja që nëse mund të shpikja një makineri – një armë – e cila me shpejtësinë e zjarrit t’i jepte mundësinë një njeriu të kryejë po aq punë në një betejë sa 100 njerëz, ajo do të zëvendësonte domosdoshmërinë e pasjes së ushtrive të mëdha. Rrjedhimisht, do tëzvogëlohet ndjeshëm ekspozimi ndaj betejës dhe sëmundjeve”.

Për fatin e keq të Getling, por dhe të pjesës tjetër të botës, teknologjia e tij do të përparonte në mënyra edhe më vdekjeprurëse. Mitralozi nuk e eliminoi nevojën për ushtri. Përkundrazi, kjo teknologji u dha mundësi ushtrive të vrisnin më shumë dhe më shpejt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

20 November, 2025
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

20 November, 2025
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result