ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  2 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 5 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 5 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 5 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nga Mevlan Shanaj/ ‘Shumë fyese kjo burokraci: Të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam gjallë!’

albnews by albnews
4 July, 2022
in Albania
0
Nga Mevlan Shanaj/ ‘Shumë fyese kjo burokraci: Të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam gjallë!’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Mevlan Shanaj, Mjeshter i Madh, artist i merituar, profesor i filmit në Akademinë e Arteve.

10 minuta sot nëpër Pogradec! Kaq ka shënuar telefoni! Një ecje në këmbë të mëson më shumë se çdo program i mbrëmjes në televizionet shqiptare!

RelatedPosts

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sot në një dyqan të thjeshtë, shitësi që rrinte duke parë filma se blerës nuk kishte,më thotë se shikon vetëm filma shqiptarë paradite dhe në mbrëmje! Me ata filma jemi rritur dhe kënaqemi!

Kaloj në anën tjetër të rrugës dhe aty një burrë mbi të 50-at më përshëndet me emër edhe pse nuk e njihja!

Më thotë, ke dëgjuar për Jahovajt? – Po, i them.

U kënaq dhe hapi telefonin për të më lexuar diçka! Për të mos e fyer , i them: – Mos u mundo, nuk jam i interesuar!

– Si më thotë? Nuk je i interesuar të mbetesh i pavdekur…!

E shmanga dialogun!

Më tha: – Prit, dëgjo o profesor, se nuk je profesor i perëndisë! Qëndro, dëgjoje! 

Ika duke menduar, ky njeri punëtor , vërtet kishte krijuar bindjen se do mbetej i pavdekshëm?!

Futem në dyqanin tjetër për të kërkuar një dorezë për sirtarin e bufesë pasi ishte dëmtuar!

“Mos u mundo se këtë model kemi 7 vjet që nuk e tregtojmë. Duhet t’i blesh të gjitha nga e para.”

Desha – s’desha, bëra siç më tha shitësi!

Te dyqani i mishit, që është një biznes i mirë familjar, sepse shikoj të punësuar katër pjesëtarët e familjes, burri, gruaja, djali i madh që është më kryesori dhe dy djem të tjerë fare rini!( sipas meje vetëm njëri nga këta është i familjes), me djaloshin që është kryesori shkëmbejmë herë pas here bisedë! Sot më pyeti, nëse kam ndonjë punë në dorë apo jo.

I them po bëj dokumentar për Rikardin!

E vura re se nuk kuptoi dhe e pyeta:

– E di kush është Rikard Ljarja?

– Me emër po, më tha!

– Po Dedën e di?

– Si o, nuk e di!

– Epo ai është Rikardi!

Më tej vete të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja. U kujtova se nuk kam vajtur në bankë , t’u them se jam ende gjallë!

Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë! Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa çertifikatë bashkie!

Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i hedhin çregjistrimet!

Shumë fyese është kjo burokraci! Nejse, të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam ende gjallë, ndryshe nuk ka më lëvizje paresh në bankomat!

Deklaratën e urrej, po ja më duhen ende këto dreq lekë!

Për ta mbyllur, ti Lad Prifti, kur më mësove se disa ilaçe tona rimbursoheshin, pse nuk më the që rimbursimi u bëka vetëm brenda qytetit?! Pavarësisht se nuk të japin recetën, por me kod, farmacia futet në kompjuter dhe mbaron punë, por brenda qytetit tënd se në një qytet tjetër nuk vleka interneti!

Keni parë apo dëgjuar kësi ligji?!

Ore ligjvënës, veprimet me internet nuk duhet të kenë kaq rreze të vogël veprimi!  Ka çudi në mendjet e njerëzve!

Goxha gjëra mësova sot për 10 minuta!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result