Nga nesër maska është e detyrueshme në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia ka marrë masa të reja për të përballuar rritjen e rasteve të të prekurve me Covid-19.

Sipas zv/ministrin e Mbrojtjes Civile prej ditës së nesërme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës përveç supermarketeve edhe në të gjitha dyqanet e vogla si p.sh., në furrat e bukës, në dyqanet e mishit, por edhe në të gjithë zyrat e administratës shtetërore dhe asaj publike.

Gjithashtu e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskës për gjithë personelin e restoranteve.

Sipas Nikos Hardhalias , ndërsa deri tani duket se shumica e rasteve të të prekurve nga të huajt që vijnë në Greqi janë prej vendeve të Ballkanit, tashmë kujdes do të ketë edhe për ata që vijnë ose kalojnë nëpërmjet Spanjës.

Nga 171.000 teste në vendet e hyrjes në total të një milion të huajve , u gjeten 300 të prekur, treguese Rt tashmë ndodhet në 0.4/TCH.

Share This Article