Nga nesër pëdoren kabinat e dezinfektimit në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, nga nesër Bashkia e Tiranës do të aplikojë një sistem të ri dezinfektimi për qytetarët në hyrje-daljet në vendet me fluks.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në Twitter sistemin e kabinave dezinfektuese që do vendoset në tregun e Kombinatit apo institucione të ndryshme.

“Nga nesër do pilotojmë sistemin e kabinave dezinfektuese për hyrje-daljet në vendet me fluks përdorimi – si tregu i Kombinatit apo institucione të ndryshme. Por kjo nuk e zëvendëson higjienën personale, ndaj laj duart dhe mbaj distancën edhe ku është kabina”, shkruan Veliaj.

Share This Article