Nga një gol për secilën pjesë, Shqipëria U21 triumfon ndaj Malit të Zi U21, kuqezinjtë kryesojnë grupin kualifikues të Euro 2025

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria U21 ka triumfuar 2-0 ndaj Malit të Zi U21 në “Egnatia Arena”, në ndeshjen kualifikuEse të Euro 2025. Kuqezinjtë e Alban Bushit shënuan në minutën e 27-të me Berishën, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 39-të, pasi Bajovic mori kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria U21 rriti presionin për golin e sigurisë. Pas një asisti të bukur nga krahët të Rexhepit, Shpendi nuk fali nga fare pranë portës. Deri në fundin e takimit nuk pati ndryshim rezultati, me 3 pikët e arta që shkojnë për vendasit.

Kështu, Shqipëria U21 kryeson grupin me 9 pikë. Në krahun tjetër, të rinjtë malazez janë në vendin e pestë me 3 pikë.

https://streamja.com/embed/zOMwM

Share This Article