ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut 27 minutes ago
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan 29 minutes ago
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit 30 minutes ago
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE 33 minutes ago
Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet, me ajrin më të ndotur në botë 34 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Nga Pranvera Skana/ Dalja e Britanisë nga BE: Ja çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë

albnews by albnews
17 February, 2021
in Albania, UK
0
Nga Pranvera Skana/ Dalja e Britanisë nga BE: Ja çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kontrolli mbi emigracionin ishte një nga temat kryesore të fushatës së Brexit në referendumin e vitit 2016, që u mbajt në Britaninë e Madhe. Në këto rrethana, koha tranzitore post-Brexit ka përfunduar më 31 dhjetor të vitit që lamë pas, sikurse ka përfunduar edhe mundësia e shtetasve europianë për të punuar dhe jetuar në Britani apo edhe e vetë britanikëve drejt vendeve të BE-së. Rregullat e reja të emigracionit që po instalohen gradualisht, pritet të prekin edhe shtetasit shqiptarë që ndodhen atje pa dokumentacion të rregullt.

Sistemi i ri i vizave do të vendosë se kush mund të qëndrojë në Britani nga data 1 janar 2021 dhe do të bazohet në një ‘sistem pikësh’, si në rastin e Australisë që ky regjim funksionon prej shumë vitesh, duke favorizuar kështu emigracionin elitar. Treguesit e këtij sistemi të ri vizash bazuar në 70 pikë, do të varen nga niveli i aftësive profesionale të aplikantit, njohuritë e gjuhës angleze, oferta e punës, paga vjetore që duhet të jetë të paktën 20 mijë paund etj.

RelatedPosts

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gerond Meçe u mor peng dy javë para Daniel Shimes, nuk bëri kallëzim dhe u largua nga Shqipëria

Verën e këtij viti pritet të publikohen rregulla të reja për studentët e huaj ku t’u lejohet të qëndrojnë dy-tre vjet pas përfundimit të studimeve. Prirja e përgjithshme e politikës së emigrimit është që të sjellë profesionist dhe jo emigrantët e paligjshëm, që vazhdojnë të vërshojnë çdo ditë drejt Britanisë.

Por si do të ndikojë Brexit tek emigrantët shqiptarë në Britani? Direktiva 2004/38 EC e Parlamentit Europian (29 prill 2004) mbi të drejtat që u jepte shtetasve të BE-së dhe familjarëve të tyre për të lëvizur dhe jetuar lirisht në vendet anëtare të Unionit, ka përfunduar. Pra, nënshtetasit e BE-së, që jetonin në një vend jashtë origjinës së tyre, mund të tërhiqnin në vendin pritës edhe bashkëshorten ose familjarët e tjerë, duke u pajisur me leje qëndrimi. Me shkëputjen e Britanisë nga Unioni, automatikisht kjo direktivë skadon, çka do të thotë që edhe për të gjithë shtetasit shqiptarë në Angli që kanë një nënshtetësi të dytë, pra, një pasaportë të një vendi anëtar i BE-së, rregullat e Bashkimit Europian nuk mund të përdoren më për tërheqjen e familjarëve të tyre. Gjithashtu, nëse një shtetas shqiptar arrin që të legalizojë qëndrimin e tij në Britani, përmes martesës me një shtetas europian, kjo mundësi post-Brexit, bie tërësisht sepse nuk e kanë më të drejtën ta kërkojnë martesën përveçse vetëm kur shtetasi europian ka siguruar lejen e qëndrimit të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, ose me një shtetas britanik, ku ky i fundit të ketë të ardhura të mjaftueshme.

Deri më tani, shifrat zyrtare të shqiptarëve të deklaruar atje arrijnë në 70 mijë, por burime jozyrtare nga shoqatat shqiptare në Londër tregojnë se kjo shifër shkon mbi 100 mijë shqiptarë, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë dokumente të ligjshme qëndrimi. Sakaq, sipas të dhënave të publikuara online nga Ministria e Brendshme Britanike (në gov.uk/homeoffice) shifrat e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil politik në Britani, pra, ende po presin një vendim nga ‘Home Office’ referuar muajit shtator 2020 janë 7723 aplikime.

Por, Brexit nuk do të ndikojë tek ata shtetas që kanë viza biznesi. Aplikimet për viza pune dhe biznesi zënë një përqindje shumë më të lartë miratimi, krahasuar me aplikimet për viza turistike. Sipas ‘Companies House’, referuar muajit mars 2020, janë të regjistruar 1833 biznese në pronësi të shtetasve me orgjinë shqiptare. Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve kanë të paktën 1- 2 milionë paund xhiro vjetore.

Listën e kryesojnë bizneset e vogla, si lavazhet e makinave, numri i të cilave varion në 600-700. Biznesi i ndërtimit, restorantet e kafenetë të stilit grek, turke, italiane, sepse shumë prej shqiptarëve atje vinë nga vende ku kanë emigruar më parë si Italia e Greqia, dhe janë vendosur në Angli pas eksperiencave të gjata në vendet fqinje. Sakaq, shtoj se 30 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë britanike deri më sot. Ka një numër të madh të shqiptarëve me nënshtetësi greke dhe italiane, që po aplikojnë për nënshtetësi britanike e që kanë mbi 5 vite qëndrim në UK, ndërsa ata që kanë me pak se 5 vite duhet ende të presin që të përmbushet afati kohor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

17 December, 2025
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

17 December, 2025
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

17 December, 2025
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result