Nga “Princi” te “Booss”-i, zhvillohet ankandi për targat e luksit, publikohen edhe çmimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë në Shqipëri një ankand për shitjen e targave të luksit.

“E veçanta kushton, dallohet, ndaj bëhuni gati të rrëmbeni targën e ëndrrave”, shkruan DPSHTRR në njoftim.

DPSHTRR ka publikuar edhe një listë të “targave ekskluzive” si dhe vlerën që do të nisë ankandi.

“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.

Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!

Regjistrohuni online në ankand brenda datës 1 qershor, duke përzgjedhur preferencën tuaj në listën e publikuar në https://www.targaluksi.dpshtrr.al/ankand-show

Share This Article