Nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit, humbin jetën 16 persona, mes tyre edhe ministri i Brendshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga rrëzimi i helikopterit në qytetin Brovary në afërsi të Kievit kanë humbur jetën 16 persona dhe pesë tjerë janë lënduar.

Rrëzimi ka ndodhur jo larg një kopshti të fëmijëve, ku autoritetet menjëherë kanë reaguar duke e evakuuar zonën për shkaqe sigurie.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar te rrëzimi i helikopterit, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në anën tjetër janë publikuar video amatore ku shihen pasojat e rrëzimit të helikopterit në një zonë të banuar dhe zjarri që dilte nga fluturakja.

Ndërkaq kreu i Policisë Kombëtare, Igor Klimenko, ka bërë të ditur se nga rrëzimi i helikopterit në Brovary, ka humbur jetën ministri i Punëve të Brendshme, Denys Monastyrskiy si dhe Sekretari i Shtetit Denis Monastirski.

Share This Article