Nga situata në Kosovë tek mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, i Ngarkuari me Punë i SHBA-së, takim me ministrin e Jashtëm Igli Hasani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, ka zhvilluar një takim më ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani.

Ambasada e SHBA, bën me dije se Wisner i ka shprehur urimet për detyrën e re ministrit Hasani, ndërsa kanë diskutuar mbi çështje të rëndësishme, ku ndër to edhe situatën në veri të Kosovës.

Palë kanë ”rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë”.

“Z. Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes”, thuhet në njoftim.

Reagimi i Ambasadës së SHBA

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë.

Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes. Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Share This Article