Nga sot deri më 13 prill janë hapura takimet për viza në Ambasadën e Gjermanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Gjermane në Prishtinë do të hap sot takimet e reja për viza.

Sipas një njoftimi në faqen e ambasadës, thuhet se lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00.

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminët kanë filluar të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.

Ambasada njofton se për të parandaluar keqpërdorimin gjatë caktimit të terminëve, ambasada e mban të drejtën që të bllokojë nga caktimet e terminëve për një muaj të gjithë personat, të cilët nuk paraqiten në termin.

Më shumë informacione mund të gjeni KËTU.

Share This Article