Nga sot fillon llogaritja verore e kohës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sot është rikthyer ora verore, ku në ora 02:00 të mëngjesit akrepat kanë lëvizur 60 minuta para, që do të thotë ora ka kaluar në orën 03:00.

Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Share This Article