Nga sot në Kakavijë kalojnë vetëm 750 persona me rezultat negativ të testit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në pikëkalimin e Kakavijës vijon përpunimi i mjeteve që prisnin në radhë prej disa ditësh.

Radha e qytetarëve që kanë leje qëndrimi apo shtetësi greke arriti në 12 km përgjatë 3 ditëve të fundit. Situata u rëndua duke prodhuar një krizë humanitare më e rënda dhe më e rrezikshmja e 30 viteve të fundit për shkak edhe të pamundësisë për të zbatuar protokollet e sigurisë për Covid-19.

Nga sot do të hyjë në fuqi regjimi i ri i masave të hyrjes në shtetin grek që i obligon të gjithë shtetasit që do të marrin aprovimin e PLF-së të paraqesin para autoriteteve kufitare një test Covid negativ të kryer 72 orët e fundit në Shqipëri nga laboratorë të licensuar publik apo privat.

Gjithçka duhet të jetë e përkthyer në anglisht dhe e gjithë procedura duket e komplikuar për shumicën e atyre që nuk ja dolën të largohen para hyrjes në fuqi të regjimit të ri.

Share This Article