Nga sot, vetëm biletë dhe pasaportë për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Passport and ticket

Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë fund të gjitha masave anti-Covid.

Nga 18 marsi, të gjithë personat që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nuk do t’u kërkohet një test negativ për Covid-19 edhe nëse janë të pavaksinuar.

Vendimi i qeverisë së Boris Johnsonit vjen 2 vjet pasi u vunë masat e bllokimit për shkak të shpërthimit të pandemisë në mars 2020.

Qeveria tha se heqja e kufizimeve është lënë qëllimisht përpara festave të Pashkës dhe shtoi se kishte hartuar plane emergjence për t’iu përgjigjur çdo varianti të ardhshëm të Covid.

Heqja e masave për udhëtarët jo-britanikë shënon fundin e kufizimeve anti-Covid.

Kujtojmë që nga 27 janari në Mbretërinë e Bashkuar hoqi të gjitha masat kufizuese për britanikët dhe lanë në fuqi vetëm fluturimet ndërkombëtare.

Po në 27 janar, Ministria britanike e Shëndetësisë hoqi detyrimin për të paraqitur pasaportën e vaksinimit për të marrë shërbime të ndryshme në sektorë publikë apo privatë.

Share This Article