Nga sulmet ruse në Mariupol, shkatërrohet muzeu i kompjuterëve në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sulmet ruse në Ukrainë është shkatërruar një prej muzeve më të mëdha të kompjuterëve, që është në pronësi të një biznesmeni.

Fjala është për muzeun Club 8-bit, që u shkatërrua gjatë sulmeve në Mariupol. Këtë e ka konfirmuar pronari i muzeut Dmitri Cherepanov.

 “Bëhet fjalë për sistemin kompjuterik në Mariupol, që më nuk ekziston. Gjithçka që ka mbetur nga ky koleksion që e kam mbledhur për 15 vite janë fragmente nga kujtimet”, ka shkruar në Facebook Cherpanov.

Atij i është dashur shumë punë e vite që të mbledhë dhe restauroj shumë kompjuterë që kanë qenë të ekspozuar në muzeun Club 8-bit.

Ajo çfarë është e veçantë për këtë muze, është fakti se ka dokumentuar historinë e përbashkët të dy popujve – pra të rusëve dhe ukrainasve.

Për fat të mirë vetë pronari i muzeut i ka mbijetuar sulmeve ruse – por jo sikur shumë banorë të Mariupolit që kanë humbur më të dashurit e tyre.

Share This Article