Jesse Lingard është një futbollist pa ekip duke nisur nga kjo verë. Edhe pse ka pasur interes nga Everton, Tottenham, Leicester dhe Newcastle, ish-lojtari i Manchester United vijon të mos jetë pjesë e ndonjë skuadre.
Kur duhen dy javë nga nisja e Premier League, ai që para disa vitesh konsiderohej si një nga talentet më të mëdha të Anglisë, nuk po stërvitet, edhe për faktin se pretendimet e tij për një pagë prej 215 000 eurosh në javë nuk i përmbush dot kushdo. Madje, as edhe West Ham, ekip ku ka luajtur i huazuar sezonin e kaluar.
Në këto rrethana, dy janë mundësitë për Lingard: kampionati amerikan dhe ai i Arabisë Saudite.