Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjuajte me armë që ka ndodhur të martën në orët e vona ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër të lënduar.

Gjuajtjen me armë e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku fillimisht ishin plagosur dy persona, por që njëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrustem Hyseni’ në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ishte shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo theksoi se hetuesit policor kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.

E më pas u bë e ditur se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’iu bëj ballë plagëve.

Aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje tragjike.

Brenda tri ditëve, ndodhen tri raste tragjike.

Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri dhe rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten.

Share This Article