Nga Tirana në Milot, dy grabitje me armë brenda pak orësh 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda pak orësh.

Një person ka marrë fillimisht një taksi në kryeqytet dhe ka kërkuar që të shkojë në Fushë Krujë.

Por kur është afruar pranë Tapizës, pasagjeri ka nxjerrë një armë dhe ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës.

Më pas, ai e ka zbritur taksistin duke e lënë në një zonë të largët, dhe duke i marrë paratë dhe celularin.

Pasi ka grabitur taksinë, autori nuk është ndalur me kaq.

Ai ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Më pas duket se ai është kthyer sërish, duke lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Policia mësohet se e ka identifikuar të riun grabitës dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Share This Article