Nga tregtia te siguria ushqimore, Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin strategjik në bujqësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka pritur sot në takim Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit bilateral në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Sipas një njotimi për media thuhet se gjatë takimit, Muja shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë, duke theksuar se bashkërendimi i politikave dhe projekteve të përbashkëta është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor në të dy vendet.

“Në fokus të diskutimeve ishin lehtësimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve dhe reduktimi i barrierave administrative, si dhe mbështetja e eksporteve dhe qasja në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu, u diskutua edhe për tema të tjera në fushën e promovimit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim, palët diskutuan gjithashtu për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit me donatorë ndërkombëtarë, me qëllim rritjen e investimeve dhe zhvillimin e kapaciteteve në sektorin bujqësor.

“Në kuadër të sigurisë ushqimore, u theksua rëndësia e forcimit të rolit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), si dhe nevoja për njohjen dhe unifikimin e certifikatave dhe procedurave ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, u diskutua identifikimi i laboratorëve dhe metodave për akreditim reciprok, si dhe shkëmbimi i informatave për nevojat e akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe shërbimeve këshillimore në bujqësi, përmes Qendrave për Transfer të Teknologjisë Bujqësore (QTTB), si dhe avancimit të digjitalizimit dhe inovacionit në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë”, thuhet në njoftim.

Share This Article