ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm 8 hours ago
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg! 8 hours ago
“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe 8 hours ago
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund 8 hours ago
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nga “zhdukja” e avionit te zemërimi i Putin… si e organizoi Rusia arratisjen e Assad nga Siria?!

albnews by albnews
12 December, 2024
in Bota
0
Nga “zhdukja” e avionit te zemërimi i Putin… si e organizoi Rusia arratisjen e Assad nga Siria?!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me ndihmën e Moskës, Bashar al-Assad arriti të arratisej nga Siria, pak para se rebelët të sulmonin Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të tij.

Bloomberg raporton në artikullin e tij sfondin e arratisjes së presidentit të rrëzuar nga Siria. Rusia, sipas burimeve të Kremlinit, organizoi që Assad të largohej nëpërmjet një baze ajrore ruse, ndërsa opozita siriane bëri një avancim të shpejtë në Damask.

RelatedPosts

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Duke parë zhvillimet, Rusia u frikësua për fatin e aleatit të saj të vjetër dhe e bindi Asadin se do të humbiste nga forcat e organizatës islamike Hayat Tahrir al-Sham. Kështu, nga Kremlini i ofruan atij dhe familjes së tij një kalim të sigurt nëse largohej menjëherë, gjë që e bëri përfundimisht.

Largimi i Assad ndodhi përmes bazës ajrore Khmeimim. Burimet thanë se inteligjenca ruse koordinoi nisjen. Fillimisht presidenti i rrëzuar u largua nga Damasku me një avion privat. Ai nuk i kishte treguar asnjë këshilltari të tij, nga frika e një skenari tradhtie, ndërsa ka çaktivizuar transponderin e avionit.

Avioni ishte nisur për në bazën ajrore ruse Khmeimim në bregdetin sirian dhe nga atje ai fluturoi me një avion ushtarak rus për në Moskë.

Zhdukja e avionit nga radarët

Bashar al-Assad, i këshilluar nga agjentët rusë, u ngrit në orët e para të së dielës nga Damasku, duke çaktivizuar radarin e avionit të tij personal.

Rreth asaj kohe, të dhënat e Fligthradar24 treguan se një avion që besohet se mbante Assad-in u nis për në Mesdhe përpara se të bënte një kthesë dhe të zhdukej nga radarët, duke çuar në skenarë për rrëzimin e tij të mundshëm.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, megjithatë, i tha NBC News se Assad u largua nga Siria “në mënyrën më të sigurt të mundshme” gjatë fundjavës. “Ai është i sigurt dhe kjo tregon se Rusia po vepron siç kërkohet në një situatë kaq kritike”, tha ai.

Rënia e Asadit zemëroi Putinin

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi të zbulojë vendndodhjen e presidentit të rrëzuar të Sirisë.

Megjithatë, ai sqaroi se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të takohet me Assad në Moskë. “Nuk ka një takim të tillë në agjendën zyrtare të presidentit dhe nuk kemi çfarë të themi për vendndodhjen e tij”, deklaroi ai për mediat ruse.

Deri më tani, Moska nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për rënien e regjimit të Asad. Por zhvillimet tronditëse në Siri kanë zemëruar Putinin, i cili po kërkon të dijë pse inteligjenca ruse nuk zbuloi kërcënimin në rritje të grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham për regjimin e Asadit derisa ishte tepër vonë që Moska të ofronte mbështetjen e saj për presidentin.

Rënia e regjimit sirian vjen pas viteve të mbështetjes masive financiare dhe ushtarake ruse për luftën siriane. Sipas personelit ushtarak rus, Moska e ndihmoi Asadin sepse “bazohej në shqetësimet për bazat e saj ushtarake në rajon – një bazë detare në Tartus dhe një bazë ajrore në Khmeimim – të cilat janë bazat e vetme të vendit jashtë territorit të republikave ish-sovjetike”.

Një raport i Business Insider të hënën tha se Moska tërhoqi anijet e saj luftarake nga baza detare ruse në Tartus në bregdetin sirian pasi Assad u arratis, ndërsa ushtria ruse ende nuk i ka tërhequr plotësisht forcat e saj nga Siria.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

22 November, 2025
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

22 November, 2025

“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

22 November, 2025
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result