ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 8 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 9 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 9 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 9 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Ngacmimet seksuale, censura dhe stresi” del raporti për punën e gazetarëve në Shqipëri

albnews by albnews
22 October, 2021
in Albania
0
“Ngacmimet seksuale, censura dhe stresi” del raporti për punën e gazetarëve në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar një sondazh me gazetarët për të nxjerrë në pah, problemet që cënojnë lirinë e medias. KSHH ndërtoi dhe zbatoi “Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri për vitin 2020”, për të vlerësuar situatën e kushteve të punës, lirisë profesionale dhe perceptimet e gazetarëve mbi lirinë e medias në tërësi. KSHH thekson se punonjësit e medias në Shqipëri vijojnë të përballen me një sërë problemesh me gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të punës.

Ky raporti i vitit 2020 rikonfirmon mungesën e kontratave të punës, abuzimin me kohën e provës, problemet me pagat si dhe mosrespektimin e kushteve në punës së punonjësve në sektorin e medias.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Në raportin e plotë thuhet se: Të dhënat e Barometrit konfirmojnë gjendjen e përkeqësuar të lirisë së shprehjes gjatë vitit që lamë pas, të matur në raportet vjetore nga Freedom House dhe Reporterë pa Kufij. Përpjekjet për të imponuar paketën e ashtuquajtur anti-shpifje, lajmet e gatshme nga forcat politike dhe ngjarje konkrete si: protesta dhe prishja e teatrit kombëtar dhe pandemia përmenden veçanërisht në përgjigje si shenja të përkeqësimit të lirisë.

Ky sondazh është ndarë në tre seksione:

Seksioni i parë: Sjell të dhëna konkrete mbi gjendjen dhe respektimin e të drejtave të gazetarëve në vendin e punës.

Seksioni i dytë: Sjell të dhëna mbi situatën dhe faktorët që ndikojnë në lirinë profesionale të punonjësve të medias.

Seksioni i tretë: Përmban të dhëna mbi faktorët që sipas punonjësve të sektorit ndikojnë në cenimin e lirisë së medias, si dhe sugjerimet e tyre mbi masat që do të ndihmonin më shumë rritjen e lirisë së medias.

– Informaliteti në punë:
68.8% e të anketuarve pohuan se punojnë bazuar në një kontratë të rregullt pune, ndërsa pjesa tjetër prej 30.2% u përgjigjën se nuk kanë një kontratë të rregullt pune apo nuk kanë informacion për marrëdhënien e tyre kontraktuale.

– Bullizimi në vendin e punës:
11.5% e të anketuarve pohuan se ishin bullizuar/tallur gjatë punës apo për shkak të saj, në ambientin e punës. Në këtë kategori, shumica e tyre pohuan se kishin më shumë se 10 vite përvojë në punë dhe se sjelljet e bullizmit kishin ndodhur në vitet e para të karrierës.

–E drejta për pushime javore dhe vjetore:
Nga anketimi rezulton se: 59% e gazetarëve punojnë 6 ditë në javë, ndërkohë që 18% e tyre deklarojnë se nuk bëjnë asnjë ditë pushim. 63.5% e të pyeturve deklaruan se bëjnë 14 ose 15 ditë pushim në vit, ndërkohë që vetëm 16.5% e tyre gëzojnë efektivisht pushime të plota vjetore.

-Kërcenimet për shkak të punës:
Nga këto të dhëna rezulton se ka raste të shpeshta të kërcënimit fizik dhe verbal ndaj gazetarëve e punonjësve të medias, çka ndikojnë në prezencën e një klime vetë-censure ndaj medias në vendin tonë. Përkatësisht, 33 % e të pyeturve raportuan se ishin kërcënuar fizikisht për shkak të punës apo gjatë kryerjes së saj, ndërkohë që 51.5% raportojnë kërcënime verbale.

–Censurë dhe vetëcensurë:
Përkatësisht, 49.5% e të anketuarve pohuan se u ishte kërkuar direkt apo përmes redaktorit apo kryeredaktorit të mos publikonin një lajm. Në një nivel pak më të lartë paraqiten perceptimet për rastet e vetë-censurës, ku 52% e të anketuarve pohuan kishin shmangur raportimin e një lajmi, për shkak se kishin menduar se ai nuk do i pëlqente punëdhënësit.

Pjesa më e madhe e të anketuarve apo 66.5% e tyre perceptojnë se media në Shqipëri është pak ose aspak e lirë. Ndërkohë që 30.5% vlerësojnë se media është mesatarisht e lirë. Vetëm 3% e të anketuarve mendojnë se media në vend është e lirë apo plotësisht e lirë.

Faktorët ndikues janë: ndërhyrjet politike, interesat e bizneseve të drejtuara nga pronarët e mediave apo persona të përfshirë me krimin e organizuar.

-Pozicioni:
64% e tyre u vetëdeklaruan gazetarë, 8.5% kryeredaktorë dhe 6.5% redaktorë. Pjesa tjetër, prej rreth 20% përfshinin punonjës në pozicione të tjera, si: Regjisor, montazhier, kameramanë, teknikë transmetimi, etj.

74 % e të anketuarve deklaruan se punojnë në kryeqytet, ndërsa 26% e tyre referuan se punonin në qytete të tjera të vendit.

-Ngacmimet seksuale në vendin e punës:
15 nga të anketuarit apo 7.5% e totalit deklaruan se ishin ngacmuar seksualisht në vendin e punës. Vetëm në një rast, një prej të anketuarve referoi se kishte qenë prezent gjatë sjelljeve të ngacmimit që u ndodhte personave të tjerë në një redaksi. Të gjithë të anketuarit që pohuan ngacmime seksuale ishin femra.

Stresi në punë:
Mbi 88 % e punonjësve të medias raportuan nivele të larta stresi për shkak të punës. Një pjesë e mirë e tyre, 79.5 % raportuan se kishin mbuluar dhe raportuar ngjarje, të cilat u kishin krijuar tronditje të fortë psikologjike. Por vetëm një pjesë e vogël, 10% pranuan se kishin kërkuar ndihmë mjekësore për këto shkaqe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result