Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, dënim maksimal për ish-policin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi Gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga policia në muajin maj, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare. Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Ai u akuzua se më datë 29 prill kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas burimeve, nëpërmjet mashtrimit dhe kërcënimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, Kola e ka marrë të miturën në një banesë në përdorim në qytetin e Lezhës, dhe akuzohet se aty ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që e mitura ka arritur të largohet nga banesa.

Nisur nga kallëzimi i të miturës dhe nga verifikimet e Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “ngacmim seksual”.

Share This Article