Albania
Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion
Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua në 3.4% në terma vjetorë, ku dega “Administrata Publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, shënoi rritje vjetore në masën 19%, duke reflektuar aktivitetin parazgjedhor të qeverisë. Ndërkohë, ekonomia e shqiptarit të zakonshëm të punësuar në industri apo të vetëpunësuar në bujqësi, pësoi rënien e radhës.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se tre sektorë, bujqësia, industria dhe telekomunikacioni e mbyllën vitin 2024 me rënie dhe kjo rënie vijoi edhe në vitin 2025. Në fakt, bujqësia ka njohur rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma realë për 13 tremujorë me radhë. Tremujori i fundit me rritje ka qenë tremujori i katërt i vitit 2021, ndërsa rënia ka nisur efektivisht që në vitin 2020.
Sektori i bujqësisë ka rëndësi të madhe shoqërore për Shqipërinë për shkak se në të janë të angazhuar zyrtarisht mbi 30% e të gjithë forcës punëtore të vendit ose rreth 300 mijë vetë. Bujqësia ra në tremujorin e parë të këtij viti me 2.8%.
Industria është sektori tjetër që ka rënë në recesion. Rënia në këtë sektor nisi në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe duket se u thellua në tremujorin e parë të këtij viti me 5.7%. Sektori i industrisë përfshin aktivitetet e industrisë së rëndë si minierat apo guroret, elektriciteti, nafta, uji apo menaxhimi i mbeturinave si dhe industrinë përpunuese, e cila përfshin aktivitete të tilla si veshjet apo këpucët. Industria e lehtë ka nisur rënien në tremujorin e dytë të vitit 2023 dhe në tremujorin e parë të këtij viti, rënia duket se u thellua në minus 7.5% në terma vjetorë.
Telekomunikacioni, ku përfshihet media, komunikimi përmes telefonit apo internetit e të tjera, ishte sektori tjetër që duket se ka hyrë në recesion të gjatë. Tremujori i fundit pozitiv për këtë sektor ishte tremujori i parë i vitit 2024, ndërsa që nga tremujori i dytë ka pësuar rënie. Rënia u thellua në minus 3% në terma vjetorë këtë tremujor.
Rritja ekonomike prej 3.4% e tremujorit të parë u ndihmua nga rritja në sektorin Administrata Publike me 19% si dhe në sektorin e pronave të patundshme me 8%. Grupi “Shitje me shumicë e pakicë, riparim automjetesh, transport dhe magazinim, hoteleri e shërbime ushqimore,” grupi që gjatë viteve të fundit ka qenë në pararojë të rritjes ekonomike, veçanërisht për shkak të turizmit, pati një rritje prej 2.1% në tremujorin e parë të këtij viti, gjë që sugjeron se ditët e arta ndoshta kanë mbaruar. Ky është sektori që në vitin 2024 pati rritje mbi 5% dhe në vitin 2023 mbi 9%.
Po kështu, sektori i ndërtimit, i cili që nga koha e procesit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019 ka qenë sektor me rritje të fuqishme, në tremujorin e parë të këtij viti pati rritje 1.8%.
Morali i fabulës është që rritja në tremujorin e parë të këtij viti, përveçse më e ulët se sa vitin e kaluar, kur rritja ishte 4%, është e paqëndrueshme. Zgjedhjet nuk mund të bëhen sërish dhe sektori publik nuk mund të zgjerohet më tutje. Sipas të dhënave të INSTAT, administrimi publik kontribuoi në 2.24% nga 3.4% që ishte rritja totale./ Gjergj Erebara, BIRN
Albania
Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.
Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.
Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.
Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?
Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:
Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.
Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).
Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.
Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.
Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.
Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.
Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.
Kush përfiton tjetër?
Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.
Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.
Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
Albania
Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.
“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.
Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.
“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania10 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
