Ngjan shumë me atë rus, Sllovenia heq përkohësisht flamurin nga ambasada në Kiev

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Flamuri slloven dhe ai rus kanë ngjyra të njëjta – pra bardhë, kaltër kuq – ku flamuri slloven ka edhe një logo shtesë brenda.

“Me krenari e kemi ngritur flamurin slloven dhe atë evropian kur jemi rikthyer në Kiev”, tha për televizionin slloven Boshtjan Lesjak, i ngarkuar me punë në Kiev.

“Megjithatë, në mëngjes më kanë vizituar përfaqësuesit e gardës nacionale të Ukrainës të shoqëruar nga përfaqësues të policisë, të cilët me mirësjellje më pyetën nëse përkohësisht mund të heqim flamurin slloven, pasi ka ngjashmëri të madhe me atë rus”, shtoi Lesjak.

Kujtojmë që Sllovenia të hënën ka rihapur ambasadën në Kiev, një muaj pasi që kishte evakuuar diplomatët e saj nga Ukraina si rezultat i pushtimit rus.

Në anën tjetër, ambasadori slloven në Ukrainë, Tomazh Mencin, po vazhdon punën nga qyteti polak Rzeszoëa që gjendet afër kufirit me Ukrainë, ka njoftuar këtë javë ministria e Jashtme sllovene.

Share This Article