Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, Vasili: Në Kuvend deputetët kontrollohen me skaner e kamera, të burgosurit jo se i duhen qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar mosfunksionimin e disa prej kamerave dhe skanerit në burgun e Peqinit, ndërsa shkruan se ai dhe kolegët e tij të opozitës i nënshtrohen një kontrolli me skaner, kamera e gardisë në Kuvend.

“Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë punojnë skaneri dhe kamerat. Të burgosurit s’ka nevojë të kontrollohen se i duhen qeverisë’, shkruan ai, duke iu referuar edhe ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë para pak ditësh.

Reagimi i plotë:

Deputet kontrollohen me skaner e kamera, te burgosurit jo!
Skaneri i burgut te Peqinit nuk punon, skaneri i Kuvendit po!? Ne qeverisjen e Edi Rames skaneri ne burgun e sigurise se larte ne Peqin nuk punon.Nuk punojne as kamerat.

Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise punojne skaneri dhe kamerat. Te burgosurit s’ka nevoje te kontrollohen se i duhen qeverise.

Ndersa deputet e opozites kontrollohen me skanera dhe filmohen me njeqind kamera dhe tre qind gardiste. Çfare qeverie turpi!

Share This Article