Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e rëndë që ndodhi në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku humbën jetën katër persona, tre prej tyre shqiptarë të Kosovës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të prekurit.
Gjithashtu, bën me dije se vijon komunikimi me ambasadën në Vjenë për të ofruar mbështetje.
“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, shkruan Kurti.


