“Ngjarja në Koçan të mos politizohet”, kryeministri i RMV për tragjedinë në diskotekë: Do të ndërmarrim hapa dhe vendime për…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalimin e tij të parë pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.

“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës.

Më tej ai bëri thirrje që kjo ngjarje edhe pse e rëndë të mos politizohet. “Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.

“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, përfundoi fjalën Mickoski, shkruan Alsat.

Share This Article