Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar/ U rrëzua në banesë, detaje nga vdekja tragjike e vajzës së mitur të futbollistit të Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar mëngjesin e kësaj të shtune.

Vajza e futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

Vajza e mitur, rreth moshës 5-6 vjeçe, ndërroi jetë pas një aksidenti të ndodhur në shtëpinë e futbollistit.

Ajo u rrëzua në ambientet e banesës dhe nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Klubi i Tiranës dhe klube të tjera të Superiores u solidarizuan me futbollistin në këtë moment të vështirë, ndërsa FSHF vendosi që takimi mes Tiranës dhe Flamurtarit, i programuar për këtë të shtunë në orën 13:30, është shtyrë për të dielën në të njëjtën orë.

Share This Article