Vdes i riu student në mes të ditës, e shtyp kamioni që po punonte për ndërtimin e pallatit në TIRANË…!
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën në mes të ditës.
Bëhet fjalë për të riun Reldi Guga, vetëm 23 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të “Uzinës Dinamo” ku një shofer kamioni me bylyk që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut, ka shtypur studentin i cili po lëvizte me biçikletë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila shoqëruar drejtuesin e kamionit për zbardhjen e hetimit të këtij aksidenti të rëndë.
Mendohet i ndjeri është futur midis kamionit dhe bylykut me biçikletë duke mos u treguar i kujdesshëm.



