Ngjarje e rëndë në Fier, vjehrri vret partneren e djalit e më pas varet në pemë

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në fshatin Vidhishtë, në Roskovec.

Një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevahir Hoxha, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij e më pas ka varur veten në pemë.

Viktima është 30-vjeçarja me inicialet Merushe Hazizi.

Mësohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar.

Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.

Share This Article