Ngjarje e rëndë në Gjermani, policia qëllon për vdekje me katër plumba 49-vjeçarin turk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person i cili qëndronte në mes të rrugës me një thikë në dorë, është ekzekutuar nga policia.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Baden-Ëürttemberg, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi turk Ertekin Ocakan, 49 vjeç.

Pas njoftimit që morën nga banorët, policia lokalizoi 49-vjeçarin, i cili qëndronte në mes të rrugës, gjysmë i zhveshur dhe kërcënonte me një thikë.

Oficerët e paralajmëruan 49-vjeçarin që të hidhte thikën, por iu desh ta qëllonin katër herë kur ai i sulmoi. Özkan u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.

Share This Article