Shtate nxënës në Greqi dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre me origjhinë shqiptare në oborrin e një shkollë profesionale.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e një shkolle profesionale të mesme në Greqi, ku një grup prej të paktën 7 nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta siç shihet edhe në një video që qarkullon në rrjetet sociale.
Sipas një medie lokale episodi dhunës erdhi si “vazhdim” i një incidenti më të vogël, që ka ndodhur dy javë më parë dhe sërish në të njëjtën shkollë dhe ka motive raciste.
Problematika që shqetëson edhe komunitetin e mësuesve, por edhe të prindërve është fakti si si mund të ndodhin këto fenomene që marrin përmasa raciste brenda shkollave dhe se si është e mundur që në shkollën në fjalë me 700 nxënës të ketë vetëm një roje, për të gjitha ambientet e jashtme të saj.
Tashmë çëshjten po e trajtojnë edhe autoritetet lokale të policisë, ndërsa priten masa konkrete për ndryshimin e ambienteve jashtëshkollore sa i përket përkujdesit për nxënësit e tyre.