Ngjarje tronditëse në Brazil, vajza 2-vjeçare sulmohet për vdekje nga piranjat!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku raportohet se një vajzë dyvjeçare që humbi jetën në mënyrë tragjike e ngrënë nga piranjat.

E identifikuar si Klara, vajza e vogël doli nga shtëpia, shkoi në lumë dhe kur papritmas ra në ujë, aty ku e hëngrën piranjat (peshq mishngrënës).

Vajza e vogël jetonte me prindërit e saj në një strukturë lundruese pranë qytetit të Coarit, Brazil, i cili nuk ka gardh dhe ndodhet buzë lumit.

Incidenti tragjik ndodhi të hënën e kaluar dhe sipas informacioneve, ishte një moment pakujdesie nga ana e prindërve të saj, informon “Mirror”.

Kur prindërit e Klarës shkuan në lumë për ta kërkuar, ishte tepër vonë. Trupi i fëmijës u gjet rreth pesë minuta më vonë. Shumica e lëndimeve të gjetura në trupin e saj ishin në qafë.

Incidenti vjen pasi piranjat sulmuan notarët në një vendpushim të njohur në Amazonë në tetor, duke plagosur rëndë disa persona.

Peshkatarët vendas vunë në dukje se sulmet e piranjave mund të lidhen me sezonin e shumimit të specieve dhe i këshilluan notarët të marrin masa paraprake.

“Peshqit veprojnë në mënyrë mbrojtëse dhe zakonisht japin një kafshim të vetëm paralajmërues për të larguar ndërhyrësit”, tha biologu Edinbergh Caldas Oliveira për agjencinë braziliane të lajmeve “G1”.

Share This Article