Ngjela: Ja pse Berisha dje e la fushëbetejën dhe nuk e mori selinë e PD-së

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën që u zhvillua ditën e djeshme në Partinë Demokratike, ku ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga mbështetësit e tij u fut për herë të parë në selinë blu që nga 9 shtatori.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan mes të tjerash se përse Sali Berisha sipas tij e la dje fushëbetejën dhe nuk e mori selinë e PD-së.

Deklarata e plotë:

Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë ?

Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë.

Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë?

E dini pse?

Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.

Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu?

Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori?

Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?

E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë.

Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë!

Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia?

Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.

Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha?

Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda.

Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?

Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu.

Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!

Share This Article