ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut 14 minutes ago
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim 16 minutes ago
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar 18 minutes ago
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët 26 minutes ago
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet 28 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Ngjela: SHBA-ja së shpejti do bëjë publike të gjithë veprimtarinë antishqiptare të Berishës

albnews by albnews
20 December, 2021
in Albania
0
Ngjela: SHBA-ja së shpejti do bëjë publike të gjithë veprimtarinë antishqiptare të Berishës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Politikani dhe avokati Spartak Ngjela, ka thënë se amerikanët i kanë treguar Sali Berishës serverin me prova të përfshirjes së tij në vrasjet e 21 janarit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se këto prova kanë shtyrë ish-kryeministrin në acarim, deri siç thotë, “deviacion psikik”.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë

Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..

Sipas Ngjelës, Berishën e ka pushtuar frika dhe po sillet deri në primitivizëm.

Avokati nënvizon gjithashtu se politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e Berishës në drejtimin antishqiptar dhe së shpejti do ta bëjë publike atë.

Postimi i Ngjelës:

Pse politika aktuale ka hyrë befas në një rrugë haptas joligjore në lidhje me konfliktin që është krijuar brenda Partisë Demokratike?

Nga ajo që kemi parë konkludojmë me siguri për devijimin psikik të Sali Berishës. Ai është i pushtuar nga frika; dhe kjo e ka sjellë në acarim e në deviacionin e tij psikik dhe po spikat që ai është duke notuar në primitivizëm.

l.
Primitivizmi politik i Saliut, nuk është vetëm çmenduri, por është më tepër një ligësi e hapur. Lulzim Basha dje, në Kuvendin e Partisë Demokratike, bëri analizën e saktë të veprimtarisë së tij në lidhje me Partinë Demokratike; por ai nuk foli për dëmet e mëdha që Sali Berisha i ka sjellë Shqipërisë.

Gjykimin më të saktë e dha Agron Gjekmarkaj që, me analizë, arsyetoi sak barazimin midis enverizmit dhe berishizmit.

Veçse, në fakt, procesi kundër Saliut vazhdon. Ai do të vijojë, sepse dje ai mbeti pa fare parti. Ky ishte rasti i parë në 30 vjet që paligjësia e tij u ndëshkua dhe ai mbeti jashtë sistemit, si një fakir i pamundur.

Pse?
ll.

Saliu e urren ligjin, por urren më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo është arsyeja që ligësia e tij nuk është me kundërshtarët e tij politik; por është me Shqipërinë. Dhe ai ka katër vjet që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e saj. Në tridhjetë vjet, me induktim antishqiptar, Sali Berisha ka mbjellë vetëm shkatërrim në Shqipëri. Mos ndoshta ky tani është në devizën e njohur të Luigjit të XlV: Apres moi le deluge – pas meje qameti?!

Saliu; patologjinë e tij si kërkesë për pushtet e shoqëron, jo për drejtimin e Shqipërisë, por për shkatërrimin e saj. Ka një konkurrencë patologjike në gjykimin e tij: ai kërkon pushtet që të realizojë shkatërrimin që ia kërkon patologjia e tij. Por pikërisht këtu duket se e kanë kapur qendrat antishqiptare që gjatë viteve 70’…

Po pse e urren Shqipërinë dhe shqiptarët Sali Berisha? Kjo kërkon të ketë një analizë psikiatrike; e cila, kam përshtypjen që ndërkohë i është bërë.

Atëherë:

Pse e do këtë shkatërrim që po e kërkon gjatë 30 vjetëve? Ai këtë e ka moton e tij të brendshme; e cila kërkon analizën psikiatrike që përmendëm; por e ka njëherësh edhe kërkesë të atyre që e drejtojnë.

Në fund të fundit, e ka të kotë: është i humbur me gjithsej, se politika amerikane dhe lidërshipi i Shteteve të Bashkuara po kuptohet që e di se për kë po luan Sali Berisha me pathologjinë e tij mentale; dhe i ka marrë të gjitha masat për ta likuiduar si një individ të rrezikshëm që është sa antishqiptar aq dhe antiametikan. Madje antiamerikanizmi i tij vjen si pasojë e antishqiptarizmit të tij, dhe po kërkon të krijojë një parti antiamerikane pikërisht për këtë.

Nuk e krijon dot. Në antiametikanizëm tani është vetëm rrethi i tij i korruptuar që ka përfituar privilegje pronash në mënyrë banditeske, dhe ka frikë se do t’i humbasë ato në funksion të reformës antikorrupsion që ka nisur në Shqipëri.
lll.

Shumë shpejt do dalë në pah e gjithë veprimtaria e Sali Berishës kundër Shqipërisë. Politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e tij në këtë drejtim antishqiptar; sepse këtë i vuri përpara zëvendës ndihmës Sekretari i Shteti amerikan Hoyt Brian Yee, kur e hoqi nga Çadra dhe e plasi në Parlament.

Por, në të njëjtën kohë; Saliu kot mundohet për të fshehur pjesëmarrjen e tij direkt në vrasjet e 11 janarit; serverin e ka të plotë politika amerikane, ashtu siç është marrë atë ditë, sepse Saliu s’e di që serverat nuk fshihen, dhe Saliu është lodhur kot që e ka fshirë; por, me gjestin që ka bërë, kur ka fshirë servrin e zyrës së vet, ai ka pranuar fajësinë e tij në ngjarje.

Do ta shikoni Saliun në ngjarjet e 11 janarit me Kallashnikov në duar, brenda godinës së Kryeministrisë, që me zor ia kanë hequr armën nga duart bashkëpunëtoret e tij.

Por a do t’i publikojë politika amerikane?

Të shohim; publikimi është një fakt historik që i ndihmon shqiptarët. Por unë mendoj se, përderisa Basha foli për 11 janarin, amerikanët i kanë treguar serverin e zbardhur; i cili është një turp kombëtar, sepse atje do të shihni një kryeministër në një krizë të plotë çmendurie. Edhe Ramës ia kanë treguar serverin amerikanët. Po pse nuk flet Rama?!!
lV.

Megjithatë, Saliu tani është i likuiduar nga Basha dhe Partia Demokratike. Ai nuk ka legjitimitet, dhe, as gjykatësi nuk po pranon të merret me një çështje, e cila e mban krimin brenda; sepse gjyqtari po thuhet që nuk po dëshiron ta gjykojë paçavuren e Saliut për t’i njohur atij gjyqësisht statutin joligjor që e ka paraqitur si të jetë statuti i ri i Partisë Demokearike. Se Saliu nuk e kupton që gjyqtari, me një akt të tillë si vendim gjyqësor joligjor; kryen një vepër të rëndë penale.

Megjithatë; gjithçka që Sali Berisha ka bërë deri tani për Kuvendin e tij të datës 11 dhjetor, është pa forcë juridike, sepse të gjitha janë akte jashtëligjore. Këtë di edhe Basha, që tallet me të…

Po Saliu, vërtet mendoni se ka bërë një kongres në datën 11 dhjetor?

Ai nuk mbush në këtë sferë gjykimi, por mendon se me marrëzinë e tij mund të arrijë gjithçka, siç e ka arritur deri tani.

Por kjo kohë ka një specifikë të veçantë për Saliun: veprimtarinë e tij jashtëligjore nuk e lejon politika amerikane që është prezentë këtu me ekspertët e saj të nivelit të lartë.

Po Saliu, çfarë do të bëjë tani që nuk ka as parti dhe as mbështetje ndërkombëtare?

Ai na tha se do të bëjë revolucion. Kurse, ata që e njohin gjendjen, kanë qeshur gjatë gjithë asaj nate që iku; duke pirë verë.

Në këto ditë do shihet më qartë pathologjia e tij, sepse do të jetë në kërkim të Dantonit…

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

22 September, 2025
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

22 September, 2025
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

22 September, 2025
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result