Ekspozita e pĂ«rbashkĂ«t âDhomat e Vizatimitâ, njĂ« koleksion i veçantĂ« me 87 grafika dhe vizatime nga 24 artistĂ« shqiptarĂ« historikĂ« dhe bashkĂ«kohorĂ«, u hap mbrĂ«mĂ« nĂ« TiranĂ«.
Ekspozita, e kuruar nga Alba Sgarbi dhe Artan Shabani, me koordinator Matias Shabanin, do të qëndrojë e hapur nga 4 dhjetor 2025, deri më 28 janar 2026, në hapësirën e re të Galerisë MAG në Tiranë.
Mbrëmë, vizitorët përjetuan një udhëtim artistik që përfshin pothuajse dy shekuj krijimtarie mbi letër grafika, vizatime, pastele, ku ndërthuren teknikë, ndjesi dhe tradita të ndryshme të artit shqiptar. Ekspozita vendos theksin mbi procesin e krijimit, ndikimet historike dhe dialogun që krijohet mes artistit dhe shikuesit përmes shenjës grafike.
Në sallat e galerisë vihen re lidhje stilistike e tematike mes veprave, duke krijuar një hapësirë kontemplative dhe intime, ku forma, ngjyra dhe figura marrin një simbolikë të re.
Vepra të artistëve të afirmuar si Zef Shoshi, Sofia Zengo Papadhimitri, Ksenofon Dilo, Guri Madhi, Bujar Zajmi e shumë të tjerë, ndërthuren me krijime bashkëkohore, duke sjellë një panoramë të pasur mbi zhvillimin e vizatimit në Shqipëri.
Ekspozita ndalet edhe te historia e këtij zhanri në vend, duke kujtuar fillesat e Shkollës së vizatimit të vitit 1931, me pedagogë si Mario Ridola, Andrea Kushi, Abdurrahim Buza, Lasgush Poradeci e të tjerë, si dhe rolin e tyre në formimin e brezave të parë të artistëve shqiptarë.
âDhomat e Vizatimitâ pĂ«rbĂ«n njĂ« nga projektet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« GalerisĂ« MAG, duke sjellĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« bashkĂ« vepra tĂ« rralla tĂ« kĂ«tij formati nĂ« njĂ« ekspozitĂ« tĂ« vetme.
Ekspozita në hapjen zyrtare u prit me interes të veçantë nga artdashësit dhe komuniteti kulturor i kryeqytetit.




