Ngritet çmimi i gazit, kaos në Kazakistan – dorëhiqet qeveria, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbarë Kazakistanin u organizuan protesta masive për shkak të rritjes së çmimit të gazit, e cila shkaktoi pakënaqësi te popullata.

Kjo provokoi demonstrata të mëdha që pasuan përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Përplasjet ishin të ashpra, ndaj policisë iu desh të përdorte në disa raste bomba shokuese dhe gaz lotsjellës.

Fakti se mbi 100 policë u plagosën gjatë demonstratave flet shumë se sa doli jashtë kontrollit situata, raporton cnn.

Për shkak të situatës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe kjo ka bërë që presidenti i Kazakistanit, Kasim-Jomart Tokayev, të pranojë dorëheqjen e qeverisë.

Këto demonstrata kanë tronditur imazhin e Kazakistanit si një vend politikisht i qëndrueshëm dhe i kontrolluar fort, i cili ka arritur të tërheqë qindra miliarda dollarë investime të huaja në industrinë e naftës dhe metaleve gjatë tre dekadave të pavarësisë.

Ai urdhëroi gjithashtu qeverinë të hartojë një ligj për falimentimin personal dhe të konsiderojë ngrirjen e çmimeve të shërbimeve dhe subvencionimin e qirave për familjet e varfra.

Tokayev më pas shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore në qytetin më të madh të vendit, Alma-Ata, dhe në provincën jugperëndimore të Mangistaut. 

Share This Article