ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 14 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 14 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 15 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ngritja e hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin/ BIRN: Pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët

albnews by albnews
21 September, 2023
in Albania
0
Ngritja e hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin/ BIRN: Pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas një ankese të katër organizatave mjedisore të huaja e vendase dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi planifikimin e ngritjes së hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin nga kontraktori amerikan Bechtel, Gjykata Kushtetuese pranoi të rishqyrtojë ligjin në lidhje me këtë rast.

Një deklaratë e përbashkët për shtyp e rrjetit CEE Bankwatch, organizatës mjedisore EuroNatur, Shoqatës për Mbrojtjen e Drinit të Zi, dhe Grupit të Aktivistëve Rural të Dibrës deklaroi se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri do të rishqyrtojë ligjin për ngritjen e hidrocentralit të Skavicës nga kontraktori amerikan Bechtel.

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

“Ne shpresojmë shumë që ky ligj të anullohet, Skavica të mos bëhet dhe ky rast të shërbejë si një mësim dhe motivim për të gjitha rastet e ngjashme dhe të tjera që i shohim rëndom çdo ditë”, i tha BIRN Majlinda Hoxha, koordinatore e Grupit të Aktivistëve Rural të Dibrës.

Në qershor të vitit 2021, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe kompania amerikane Bechtel nënshkruan një marrëveshje për fillimin e punimeve të hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin me qasje të përshpejtuar.

Në deklaratën për shtyp të mjedisorëve shkruhet se kontrata e Bechtel është kontroverse dhe qartazi pa procedurë tenderimi.

“Duke anashkaluar prokurimin dhe konkurrencën e hapur, kjo marrëveshje ngre dyshime mbi korrupsion të mundshëm dhe dyshime mbi vlerën e parave të projektit. Ajo gjithashtu shpërfill vlerësimin e ndikimit në mjedis”, shprehet Andrey Larev, aktivist i biodiversitetit pranë rrjetit CCE Bankwatch.

Ankesa e depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata për Mbrojtjen e Drinit të Zi me mbështetjen e EuroNatur dhe rrjetit CCE Bankwatch pretendon shkeljen e parimeve të barazisë ligjore dhe lirisë ekonomike në dhënien e kontratave publike.

Në vitin 2021 përfaqësuesit e kompanisë Bechtel deklaruan se diga e Skavicës do të shërbejë si një mbrojtje më e madhë ndaj përmbytjeve të përvitshme.

“Skavica do të rrisë prodhimin e kaskadës dhe do shtojë sigurinë dhe përfitimet mjedisore. Kombinimi i projekteve ekzistuese aktualisht rezulton në prodhimin më të madh të energjisë në Ballkan, me një prodhim të kombinuar që arrin deri në fuqinë 1350 MW”, u shpreh dy vite më parë Andrew Patterson, menaxheri i zhvillimit te projektit në kompaninë Bechtel, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Hoxha ngre alarmin e rrezikut jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për komunitetin e banorëve të zonës.

Ajo shtoi se janë 41 fshtatra dhe më shumë se 2500 shtëpi në bashkinë e Dibrës që kërcënohen nga ky projekt, dhe që e kanë mirëpritur përgjigjen e gjykatës.

“Banorët janë më shpresëplotë tashmë dhe e kanë pritur shumë pozitivisht pranimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoxha, duke theksuar se impaktet sociale të Skavicës mund të rezultojnë më të dëmshmet e të gjitha digave në Europë deri më sot.

Sipas organizatave mjedisore, pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese për gjykim në seancë publike plenare është një arritje e rëndësishme, pasi përbën një ndër çështjet e rralla të ankesave të pranuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile.

“Deri më tani nuk ka një datë të përcaktuar nga gjykata, por fakti që kemi kaluar fazën e parë na ka dhënë shumë shpresa që e drejta jonë do të respektohet”, përfundoi Hoxha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result