Ngriu në skenë/ Nikki Haley: Mitch McConnell duhet të tërhiqet! Të ketë kufizime të mandatit në Kongres

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja presidenciale Nikki Haley i ka sugjeruar  liderit të fuqishëm i Senatit të SHBA-së, Mitch McConnell, që të largohet nga posti që mban, pas episodit të fundit në Kapitol, ku ai ngriu fizikisht dhe nuk ishte në gjendje të fliste.

Unë mendoj se Mitch McConnell bëri një punë të mrekullueshme kur bëhet fjalë për gjyqësorin tonë, kur shikojmë gjyqtarët, kur shikojmë në gjykatën supreme ai ka qenë një udhëheqës i shkëlqyer. Por ne duhet të ndalojmë së zgjedhuri njerëz sepse ata duken mirë në një foto dhe e mbajnë mirë një fëmijë“, tha Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut.

Ajo tha gjithashtu se senatorja 90-vjeçare amerikane Dianne Feinstein, presidenti 80-vjeçar Joe Biden dhe kongresmenia 83-vjeçare Nancy Pelosi,  duhet “të dinë se kur të largohen”.

Haley ka bërë thirrje për kufizime të mandatit në Kongres dhe teste të mprehtësisë mendore për politikanët e moshës 75 vjeç e lart.

Share This Article