Ngrohja e klimës, për herë të parë bie shi në Grenlandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtresa e akullit të Grenlandës ka njohur për të parën herë shiun, që nga koha kur filluan studimet klimatike në rajon. Shkencëtarët konstatuan këtë fakt më 14 gusht në stacionin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës së SHBA, i cili ndodhet në pikën e 3,216 metrave të shtresës së akullit dhe  ku temperaturat janë normalisht nën zero gradë.

Sipas Guardian, shiu ra në Grenlandë gjatë tre ditëve jashtëzakonisht të nxehta, me temperatura në disa zona 18 gradë më të larta se mesatarja.  Si rezultat, shkrirja e akullit është vërejtur në pjesën më të madhe të ishullit, në një zonë rreth katër herë më të madhe se madhësia e Mbretërisë së Bashkuar. Është vlerësuar se rreth 7 miliardë tonë ujë ranë në të gjithë Grenlandën.

Share This Article