Rregullatorët kanë paralajmëruar që personat që kanë histori të reaksioneve “të rënda” alergjike, që të mos e marrin aktualisht vaksinën kundër coronavirusit të Pfizer dhe BioNtech, pasi dy persona që kanë marrë dozat e para të martën, kanë pësuar reaksione alergjike, shkruan The Guardian.
Dy anëtarë të sistemit shëndetësor në Britani të Madhe që kanë marrë vaksinën në ditën e parë të vaksinimit masiv, kanë përjetuar reaksione alergjike, e këtë e ka konfirmuar vetë institucioni më kompetent për shëndetësi në Britani – NHS, transmeton Telegrafi.
Agjencia britanike për produktet medicinale e njohur ndryshe si MHRA, ka këshilluar NHS-në që çdokush që ka histori të “reaksioneve të rënda alergjike” në barna, ushqim apo vaksina, nuk duhet ta marrë vaksinën.
NHS në Angli, ka njoftuar se të gjitha organet e përfshira në programin e vaksinimit masiv, janë informuar lidhur me këtë çështje. Kjo do të thotë se secili që ishte paraparë ta marrë vaksinën gjatë të mërkurës, do t’i kërkohet të sjell historinë e reaksioneve të tyre alergjike.
Profesori Stephen Powis, drejtor në NHS në Angli, ka thënë se: “se pasi vaksina është e re MHRA ka këshilluar zyrtarët shëndetësore që personat me histori të reaksioneve të rënda alergjike të mos vaksinohen.