Nick Giacobbe, emërohet zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nicholas Giacobbe, është caktuar zëvendësambasador i ri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Promovimin e tij e ka bërë në llogarinë e vet në Twitter, ambasadori amerikan Philip Kosnett. Ai e ka quajtur diplomat të mençur dhe me eksperiencë, Giacobben.

“I kënaqur që po e prezantoj zëvendës ambasadorin e ri në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe. Nicku është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory, është gati ta njohë vendin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett, teksa është bashkuar edhe një video ku flet Giacobbe.

Në video ai shprehet i lumtur për mundësinë që të punojë në një vend të mrekullueshëm si Kosova.

“Do të punoj shumë për të siguruar se marrëdhëniet mes Kosovës e SHBA-së mbesin të forta teksa ne vazhdojmë të punojmë për paqe, drejtësi e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai teksa ka shtuar se pjesa më e preferuar e punës së tij do të jetë udhëtimi përreth Kosovës dhe takimi me njerëzit që ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës.

Share This Article