Nicole Kidman mbush sot 55 vjeç, aktorja ka fituar çmimin Oscar si protagoniste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nicole Kidman është një nga aktoret më të famshme në Hollivud me origjinë austro-amerikane.

Ajo e  filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 15 vjeç, për herë të parë ajo u shfaq në ekran në filmin “Christmas in the Woods”. Në vitin 1990, aktorja u ftua në Hollivud nga regjisori Tony Scott, ku u njoh me aktorin Tom Cruise, ish-bashkëshortin e saj.

Nicole Kidman ka fituar një Oscar dhe ishte kandidate për çmimin Golden Globe në vitin 2004, në kategorinë protagonistja më e mirë në një rol dramatik.

Kidman është edhe ambasadore e OKB-së për të drejtat e gruas. Më 14 tetor 2006 ajo vizitoi Kosovën, ku u ndal në Gjakovë. Në fillim të 2006-ës Kidman u emërua si Ambasadore e Vullnetit të Mirë.

Share This Article