Nigeri, 18 të vdekur nga shembja e minierës së arit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, pasi një minierë ari u shemb në rajonin Maradi të Nigerit.

Qindra njerëz janë grumbulluar në fshatin Dan Issa, afër kufirit me Nigerinë, duke shikuar të tmerruar në drejtim të minierës që u shemb në fundjavë. Shumë banorë janë minatorë të sasive të vogla, që punonin aty.

Autoritetet lokale thanë se mijëra njerëz kanë shkuar për të punuar në atë minierë. Kryetari i fshatit e cilësoi këtë si “baticë njerëzore”, duke i theksuar vështirësitë për ta kontrolluar dhe ofruar sigurinë në minierë.

“Do të bëjmë rishikim për riorganizimin e operimit dhe të krijojmë kushte për njerëzit që të punojnë me dinjitet dhe në mënyrë të ligjshme”, tha Aboubacar Chabou, guvernator i rajonit Maradi, i cili të hënën e vizitoi vendin e tragjedisë.

Ndryshe, Nigeri është një ndër shtetet më të varfra në botë, i prekur gjithashtu nga dhuna e ekstremistëve, që ka detyruar mijëra njerëz që t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Share This Article