Nikollovski: Me masë intervenuese gruri do të magazinohet për nëntë muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën e djeshme, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, qeveria miratoi masën e ndërhyrjes për grurin dhe elbin, pra për të mundësuar mbështetjen e magazinimit nga korrja e vitit 2023. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski, i cili sot ishte për vizitë në Sveti Nikollë.

 “Në seancën e sotme të Qeverisë do të miratohet masa e përkohshme nga Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për deponimin e grurit dhe elbit. Masa intervenuese ofron mbështetje për fermerët për deponimin e elbit dhe grurit brenda nëntë muajve, ndërsa më parë kjo mbështetje ka zgjatur dy muaj”, tha Nikollovski.

Ai ka shpjeguar se kjo masë realizohet përmes Programit për pagesa direkte dhe ka për qëllim që bujqve t’u ofrohet një siguri më e madhe dhe të shesin grurin dhe elbin kur të kenë çmimet më të mira të blerjes.  “Subvencionimin e deponimit të grurit dhe elbit në depo për nëntë muaj, që do të thotë 120 denarë për ton në muaj. Është mbështetje për të gjithë bujqit”, tha Nikollovski.

Share This Article