Nimanbegu: Mali i Zi ishte në prag të luftës civile

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, vlerëson se ngjarjet e fundit në Cetinë rrezikuan ta fusnin vendin në luftë civile.

Ai në një intervistë për Euronews, tha se kishte goxha rrezik për inicimin e luftës civile më 5 shtator, kur u shugurua mitropoliti i Kishës Otodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Kundër shugurimit të tij u shprehën presidenti i vendit, Milo Gjukanoviq dhe shumë qytetarë malazezë, që protestuan për ditë me radhë, duke bllokuar edhe qytetin e Cetinës.

“Qeveria duhet të evitojë këtë rrezik dhe kjo qeveri ka treguar se nuk ka qenë e aftë”, tha ai duke shtuar se “Evropa dhe rajoni nuk po e kupton realitetin në Malin e Zi”.

Nimanbegu theksoi se “minoriteti serb në Malin e Zi po radikalizohet me bekimin e Vuçiçit. Në Qeverinë e vendit ka ministra që e mohojnë njohjen e Kosovës”.

Për zv.kryeministrin Dritan Avbazoviq, ai tha se është “demagog dhe populist”.

“Qeveria ku bën pjesë Abazoviqi me qëllime të mira po e zhyt Malin e Zi në një lloj kaosi”, tha deputeti shqiptar.

Përveç rrezikut nga përplasjet ndëretnike, Nimanbegu tha se “qeveria është e paqëndrueshme dhe i ka bërë një dëm ekonomik” Malit të Zi

Share This Article