Nico Ali Walsh nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali, ka fituar në debutimin e tij në boksin profesionist.
Ai boksoi të shtunën mbrëma me një palë brekë të boksit që legjenda Ali ia kishte dhuruar, raporton BBC.
21-vjeçari triumfoi lehtësisht, duke e rrëzuar Jordan Weeksin për vetëm 70 sekonda, para se arbitri ta ndërpriste duelin nga fundi i raundit të parë.
Lufta e kategorisë së mesme u zhvillua në Oklahoma të SHBA-së të shtunën mbrëma.
“Ishte një rrugëtim emocional, e gjithë kjo. Qartë gjatë gjithë kësaj kohe kam menduar për gjyshin tim. Më mungon shumë”, ka thën Ali Wash.
Muhammad Ali vdiq në vitin 2016 pas tri dekadave lufte me sëmundjen e Parkinsonit.
Ali Walsh, që ka studiuar për ekonomi, është i biri i vajzës së legjendës Muhammad Alisë. Rashedas.
Pas fitores Ali Walsh festoi në ring me promotorin Bob Arum, i cili kishte qenë promotor i Muhammad Alisë në 27 lufte. Ali Walsh ka firmosur me kompaninë Top Rank.

