Spencer Elden, njeriu që u fotografua kur ishte foshnjë, për kopertinën e albumit Nevermind të Nirvana-s, po padit grupin duke e cilësuar foton një shfrytëzim seksual.
Kopertina e përshkruan Eldenin si një fëmijë katër muajsh në një pishinë, duke kapur një kartëmonedhë dollarësh, që është varur para tij me një grep peshkimi.
Tani një 30-vjeçar, Elden thotë se prindërit e tij kurrë nuk nënshkruan një kontratë që autorizonte përdorimin e imazhit të tij në album.
Ai gjithashtu pretendon se imazhi nudo cilësohet si pornografi fëmijësh.
“Imazhet ekspozuan pjesën intime të trupit të Spencerit dhe shfaqën në mënyrë të ndërgjegjshme organet gjenitale të tij që nga koha kur ishte foshnjë deri në ditët e sotme,” pretendojnë dokumentet ligjore në Kaliforni.
Fotografitë jo të seksualizuara të foshnjave, në përgjithësi nuk konsiderohen pornografi fëmijësh sipas ligjit amerikan.
Sidoqoftë, avokati i Elden, Robert Y. Lewis, argumenton se përfshirja e kartëmonedhës së dollarit, e bën të miturin të duket “si një punonjës seksi”.
Rasti ligjor gjithashtu pretendon se Nirvana kishte premtuar se do të mbulonte organet gjenitale të Eldenit, por marrëveshja nuk u miratua.
Elden pretendon se ky është një shfrytëzimin seksual komercial, i cili është shpërndarë dhe shitur në mbarë botën që nga koha kur ishte foshnjë e deri më sot.
Ai pretendon se “ka vuajtur dhe do të vazhdojë të pësojë dëme të përjetshme” si rezultat i veprës artistike, duke përfshirë “shqetësime ekstreme dhe të përhershme emocionale”, si dhe “ndërhyrje në zhvillimin e tij normal arsimor”.
Ai po kërkon dëmshpërblim prej të paktën 150,000 dollarë nga secili prej 15 të pandehurve, të cilët përfshijnë anëtarët e bandës, të cilët janë ende gjallë sot, Dave Grohl dhe Krist Novoselic; menaxherët e pasurisë së Kurt Cobain; ish gruaja e Cobain Courtney Love; dhe fotografin Kirk Weddle.
Përfaqësuesit e Nirvana-a ende nuk i janë përgjigjur pretendimeve.