Nis kërkimi privat për Emiliano Salan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur kërkimi privat për futbollistin e Cardiff City, Emiliano Sala, pasi janë mbledhur gati 300 mijë euro për ta financuar kërkimin e tij.

Kërkimi zyrtar për sulmuesin argjentinas dhe pilotin David Ibbotson u ndërpre përfundimisht të enjten, por mbledhja e parave ka bërë që tani të nisë një kërkim privat për 28-vjeçarin.

Paratë u mblodhën përmes faqes GoFundMe. Familja e Sala tani është në gjendje t’i financojë dy anije private për ta kërkuar atë.

Aeroplani u zhduk nga radari mbi Kanalin Anglez gjatë udhëtimit të dyshes nga Franca për në Angli të hënën mbrëma.

Në mesin e kontribuuesve për t’i mbledhur të hollat për financimin e kërkimit të tij, i cili nisi të shtunën mbrëma, janë edhe disa futbollistë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply