Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kujtojmë se Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, një mbledhje e paralajmëruar dje ku edhe paralajmëroi shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha.

Mësohet se sot anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD i kanë dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kërkuar ta bojkotojnë mbledhjen, pasi sipas tyre është e paligjshme.

Janë 480 anëtarë të Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar në zgjedhjet e disa muajve më parë, bëhet fjalë për deputetët, kryetarët e degëve dhe zyrtarë të tjerë të PD.

Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Video-2021-12-12-at-3.37.51-PM-1.mp4?_=2

Share This Article