Nis mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi: PS nuk pranon t’i drejtohemi ODIHR

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur tashmë mbledhja e Këshillit Politik, ku pritet të diskutohen draftet e PS-së e PD-së për kodin zgjedhor, në veçanti listat zgjedhore e koalicionet.

Përpara hyrjes në mbledhje, përfaqësuesi i PD-së në Këshill, Oerd Bylykbashi, u shpreh se prej dy javësh PS po bllokon procesin duke mos pranuar të dërgojë një kërkesë në OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve zgjedhore.

Bylykbashi: Ka më shumë se dy javë që opozita i ka kërkuar KP-së që t’i drejtohet ODIHR për çështjen thelbësore, atë të koalicioneve. PS refuzon të dërgojë kërkesën në ODIHR, që është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes. Këto janë veprime që dëmtojnë procesin konsensual dhe vënë në rrezik procesin e integrimit.

Kujtojmë se për koalicionet, palët janë në kahe të kundërta, kjo pasi opozita kërkon të mbajë në fuqi ligjin aktual për koalicionet, ndërsa PS ka kërkuar ndryshimin e saj.

Share This Article